Basha takon kreun e misionit të OSBE/ODIHR, Peter Taylor

Shqipëria

Basha takon kreun e misionit të OSBE/ODIHR, Peter Taylor

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 12:21
Lulzim Basha

Kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim me kreun e misionit të OSBE/ODIHR Peter Taylor.

Takimi i cili është zhvilluar jashtë vëmendjes së kamerave në selinë e PD ka për qëllim rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, ku PD humbi.

Shefi i OSBE/ODIHR është i shoqëruar edhe nga disa zyrtarë të lartë të këtij misioni.

Dy ditë pas zgjedhjeve, Basha ka shprehur shqetësimin e blerjes së votës, shqetësim që mendohet se ia ka shprehur edhe ambasadorit Taylor.

Pak ditë më parë shefi i misionit të OSBE/ODIHR u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat