Drejtori i Rendit në Polici, Dervishaj: Ja ku po mbillet kanabisi tani

Shqipëria

Drejtori i Rendit në Polici, Dervishaj: Ja ku po mbillet kanabisi tani

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 08:15
Dervishaj

Drejtori i Drejtorisë së  Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit deklaron se aktualisht sipërfaqja e mbjellë me kanabis në të gjithë vendin është në nivele shumë të ulëta.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, Dervishaj tha se pas menaxhimit të zgjedhjeve të 25 qershorit policia ka si primare në punën e saj luftën ndaj kultivimit të kanabisit.

“Rezulton se aktualisht ka shumë pak bimë kanabis të mbjella në vende shumë të larta që janë të papërfillshme e megjithatë policia është e angazhuar për ta mos pasur asnjë parcelë dhe po kontrollon territorin me përgjegjshmëri”, tha Dervishaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat