Manjani: Kolaps ekonomik, e vështirë për një biznes të huaj të investojë në Shqipëri

Shqipëria

Manjani: Kolaps ekonomik, e vështirë për një biznes të huaj të investojë në Shqipëri

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 14:24
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shkruar një status të gjatë në lidhje me situatën ekonomike në vend, duke e cilësuar atë një kolaps.

Duke cituar Departamentin Amerikan të Shtetit, Manjani shkruan se “është e vështirë për një biznes të huaj të investojë në Shqipëri. Sipas tij, një gjë të tillë e kanë thënë edhe Dhomat e Tregtisë.

“Taksat mbytëse, tarifat edhe me mbytëse, goditja shtetërore selektive, ashtu sikurse prishja pa shkak i kontratave të lidhura nga qeveria e mëparshme, humbja e arbitrazheve, goditja e deri në dhunë fizike e biznesmenëve si dhe dorëzimi pa kushte në ekonominë e hashashit, nuk krijojnë kushte të favorshme për asnjë qindarkë investim”, vijon ish-ministri i Drejtësisë.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit:

Kolaps ekonomik
—-
Banka e Shqipërisë raporton kolaps të biznesit. Departamenti Amerikan e Shtetit raporton se “sa e vështirë është për një biznes të huaj të investojë në Shqipëri”. Dhomat e Tregtisë thonë të njëjtën gjë.

Qeveria, që ka dy muaj dhe dy të tjerë në vijim, që nuk ekziston s’ka përgjigje. Ajo është në drejtim të paditur, veçanërisht tani pas votimeve (se zgjedhje nuk kishte).

E gjithë kjo situatë nuk u krijua sot, pa dyshim. Ka kohë kështu!

Taksat mbytëse, tarifat edhe me mbytëse, goditja shtetërore selektive, ashtu sikurse prishja pa shkak i kontratave të lidhura nga qeveria e mëparshme, humbja e arbitrazheve, goditja e deri në dhunë fizike e bisnesmeneve si dhe dorëzimi pa kushte në ekonominë e hashashit, nuk krijojnë kushte të favorshme për asnjë qindarkë investim.

Cilido që sot kërkon të investojë, përveç vështirësisë që imponon zbatimi i idesë së biznesit në një vend e treg të vogël, do ti duhet të mendojë edhe pasojat e mësipërme.

Çdo taksë apo tatim paguhet paradhënie. Pra për dikë që do të fillojë një biznes do duhet të llogarisë edhe parapagimin, pavarësisht ecurisë së biznesit!!! E pa precedent!

Natyrisht në këmbim të taksës nuk merr asgjë! 8% e çmimit të shitjes sipas hartës, është taksa e infrastrukturës për çdo ndërtim. E gjitha paguhet paradhënie. Asgjë nuk të ofron bashkia në këmbim, përkundrazi infrastrukturën duhet ta bësh vetë!

Ky është një shembull tipik i kolapsit në marrëdhëniet Shtet-Privat! Në fakt kjo mendësi stimulon vetëm ato që kanë para cash në dispozicion, sepse cilido tjetër nuk do ta kishte të lehtë të zhvillonte biznes në këto kushte.

Mjedis mbytës! I mbyllur sa më s’ka! Një shqiptar që ka kursime të lira nga puna e tij, nuk i investon dot në vendin e tij! Qartësisht nuk konkurron dot me paranë informale që parapaguan lehtësisht çdo gjë.

Një ekonomi që nuk nxit shtetasit e saj të investojnë, nuk ka asnjë shans të jetë tërheqëse për investimet e huaja! Asnjë! Edhe sikur frakturat e biznesmenit Libanez të ngjiten me flori, prapë nuk ka shans! Dëmi është i madh!

Ekonomia e kapitalit e gjen gjithnjë mënyrën tua nxjerrje paratë njerëzve nga dysheku! Po kjo e jona mesa duket është ekonomi e dyshekut me kanabis!

Nuk ka shumë rrugë për të zgjedhur, nëse duam të dalim nga kolapsi. Do na duhet ta shndërrojmë disi territorin e Shqipërisë në një zonë të lirë investimesh!

Në këtë zonë shteti nuk takson investimin por nxit prodhimin dhe konsumin. Kjo zonë nuk funksionon me parapagim, por me ndihmë shtetërore dhe rregull të rreptë.

Ekonomia informale duhet të mbyllet qoftë dhe me koston e një amnistie masive. Paratë duhet të hyjnë në banka dhe aty fillon viti 0 i ekonomisë.

Taksat e konsumit të jenë të përballueshme dhe të mjftueshme për të siguruar funksionimin e një shteti të vogël!

TVSH në doganë duhet hequr një orë e më parë se është një rrjepje e pastër jo vetëm e biznesit!

Nuk jam ekspert, ndaj kërkoj ndjesë për ndonjë pasaktësi, por ndjesia më thotë se këto elementë janë të rëndësishëm për ekonominë tonë.

E përsëris: ekonomia që largon shtetasit e vet, nuk ka si të jetë për shtetasit e huaj!

S’ka reformë më të madhe se EKONOMIA!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat