Një javë nga zhdukja e dy vlonjatëve, policia ende asnjë gjurmë për fatin e tyre

Shqipëria

Një javë nga zhdukja e dy vlonjatëve, policia ende asnjë gjurmë për fatin e tyre

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 16:30
Ilustrim

Një jave pas zhdukjes se dy vlonjateve ne det policia nuk ka asnjë gjurme apo te dhënë për fatin e tyre. 

Burime te policisë se Durrësit, e cila kryeson hetimet për shkak se dy personat e zhdukur për here te fundit patën kontakt nga Durrësi, tregojnë se janë marre ne pyetje pronaret e servisit ku u riparua skafi, por dhe persona te tjerë.

Asnjë prej tyre nuk ka ofruar te dhëna qe mund te ndihmonin ne gjetjen e biznesmenit Adriano Jaho dhe te Ariseld Mazes.

Familjaret e te zhdukurve dëshmuan fundjavën e shkuar se 52 vjecari Jaho dhe 28 vjecari Maze kishin shkuar ne Durrës për te marre skafin nga servisi dhe do ta provonin ne det. Po ashtu ekziston dhe dëshmia e një miku te biznesmenit Jaho, sipas te cilit ata e kishin telefonuar pak pas daljes ne det për t’i kërkuar ndihmë pasi skafi po fuste ujë.  

Policia dyshon qe te dy burrat mund te jene mbytur, megjithatë deri ne gjetjen e provave ata janë te shpallur ne kërkim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat