Nardi “godet” sërish, analizon kritikët e Bashës: Janë si veshi i gomarit

Shqipëria

Nardi “godet” sërish, analizon kritikët e Bashës: Janë si veshi i gomarit

Nga: A.M. Më: 12 korrik 2017 Në ora: 17:40
Nard Ndoka

Nard Ndoka i cili njihet si një ndër aleatët më të afërt të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dal në mbrojtje këtij të fundit nga kritikat Brenda partisë.

Ai ka thënë se 22 Korriku po vjen, do shkrihet Basha do ngrihen të tjerët, procesi do vazhdojë, të shpresojmë në ringritjen e PD-së!

Postimi  i plotë:

Kritikët e Bashës në PD, si “veshi i gomarit”!

Patozi, do garë, por pa Bashën, me veten e tij!

Ruli heq dore vullnetarisht nga kandidimi para zgjedhjeve, pendohet pas zgjedhjeve!

Jozefina është me Berishën, jo me Bashën. Berisha është me Bashën, jo me Jozefinën!

Bregu del dhe i fut ndonjë ‘kodra mbas bregut’ dhe shkon me pushime!

Bode shkruan peticione, ‘hedh gurin e fsheh dorën’, mos ta shohë Berisha!

Imami pajtohet me Jozin që pas “97!

Ca anonimë të tjerë që po bëhen medemek publik, duke sulmuar Bashën, ‘rriti këlysh se të hanë qenë’!

Eduart Selami po garon në kushte të pabarabarta me Bashën, ashtu si Basha garoi me Ramën në zgjedhjet e fundit!

Mirë që është nxehtë dhe Basha u ngri, se do degjonim dhe shikonim gallatë në kampin blu!

 22 Korriku po vjen, do shkrihet Basha do ngrihen të tjerët, procesi do vazhdojë, të shpresojmë në ringritjen e PD-së!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat