Nesër ndalohet kalimi në Kapshticë, kjo është arsyeja

Shqipëria

Nesër ndalohet kalimi në Kapshticë, kjo është arsyeja

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 13:31
Kapshticë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, bën me dije se ditën e nesërme nga ora 10:00 deri në orën 14:00, pala greke do ketë ndërprerje të punës si në hyrje dhe në dalje të pikës Kufitare të Kapshticës.

Po ashtu, njoftohet gjithashtu se do të lejohet lëvizja e automjeteve.

Ndërprerja e punës do të bëhet me rastin e inaugurimit të autostradës së re, që lidh këtë Pikë Kalimi me autostradën e Kositurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat