“Lista e zezë”, Petrela i përgjigjet Ramës: Barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, kjo që më bëre ti sot…

Shqipëria

“Lista e zezë”, Petrela i përgjigjet Ramës: Barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, kjo që më bëre ti sot…

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 14:56
Neurokirurgu i njohur botërisht Mentor Petrela

Neurokirurgu i njohur botërisht Mentor Petrela, pjesë e 100 më të mirëve në botë, por prej dje, pjesë e “listës së zezë” të kryeministrit Edi Rama me nëpunësit e denoncuar si abuzues me detyrën ka reaguar sot në lidhje me këtë lajm.

Petrela me ironi pohoi se duke marrë shkas nga dënimet që u bënin komunistët gjyshërve të 1944-ës, e djeshmja ishte lule.

Reagimi i Mentor Petrelës

Populizmi eshte nje menyre cinike per te luajtur me zemerimin e nje mase amorfe qe e perkedhelin me emrin popull qe jo rralle eshte perdorur per te hequr qafe eliten”uzurpatore”.

Shkaku eshte urrejtja e perjetshme dhe zilia ndaj talentit. Per te evituar gomarllekun me te cilin ky populizem ushqehet me mjetet e sotme te komunikimit influencuar dhe nga “Bota eshte e sheshte” e Thomas Friedman i kam refuzuar keto mjete.

Sot e gjej vehten i korruptuar. “virgo et incorrupta “paradox i skuadronit FB.Volteri ne letren drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan”…barbaria po behet e padurueshme nga heshtja jone, neser ajo do te na there kur ti vije qejfi madje juridikisht”

Ne historine e familjes pas ardhjes se komunisteve ne ’44 gjysherit, klasa e permbysur e perjetuan me etiketa te varura ne qafe “gjakpires te popullit” me pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, keshtu qe kjo e sotmja me duket lule.

Ajo qe me shqetesoi eshte mentaliteti i skuadronit i Saint Just” Mbreti duhet te gjykohet si armik”.

Jetojme ne demokraci, disa “realiste” jane pjesa me antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebes, harrojne se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracine e shtetit e perkufizon “perbindshi i ftohte”.

Skuadra FB kurre nuk do te kete shansin te degjoje korin e se vertetes qe I drejtohet Eteoklit ne Shtate kunder Tebes “Ti nuk do te quhesh nje i poshter sepse jetove me arritje”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat