“Zgjidhja”: Zgjedhjet jolegjitime, duhet kod zgjedhor i pa kapur nga tentakulat korruptive

Shqipëria

“Zgjidhja”: Zgjedhjet jolegjitime, duhet kod zgjedhor i pa kapur nga tentakulat korruptive

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 17:55
oço Kokëdhima

Përmes një deklarate për media Partia Zgjidhja shpreh nevojën për një kod zgjedhor të ri, modern, larg tentakulave korruptive të partive.

“Zgjidhja” thekson se do të kishte qenë e udhës që partitë opozitare t’i ishin bashkuar alarmit të saj duke refuzuar zgjedhjet.

Deklarata

“Kur s’ke kokë ke këmbë”. Partitë e rrjepura nga Rilindja më 25 qershor po rendin kuturu kush e kush të gërthasë më fort në emër të “qytetarit”! Kush e kush të afishohet si opozita që nuk do ta lërë të pandëshkuar farsën elektorale. Do të kishte qenë më e udhës që partitë opozitare t’i ishin bashkuar alarmit dhe refuzimit kategorik të ‘Zgjidhjes’ për të hyrë në zgjedhje për aq kohë sa nuk do të kishim një kod zgjedhor katërcipërisht të ri, modern dhe europian, larg duarve të partive e tentakulave të tyre korruptive! 

Deshën të matnin “muskujt” në një sistem elektoral të korruptuar deri në gen dhe dolën nga kjo betejë e pandershme me dhëmbë të thyer. Ishte Zgjidhja që parashikoi, alarmoi dhe bojkotoi totalisht e vetme! Zgjidhja ka tagrin moral t’i thotë tani Rilindjes që t’i mbajë për veten e saj këto zgjedhje të qelbura, të cilave ne nuk ua njohim legjitimitetin, sepse ne refuzuam të merrnim pjesë në atë gosti të fëlliqur elektorale. 

Më mirë vonë se kurrë. Ejani të hartojmë raportin tonë të zgjedhjeve përpara se ndërkombëtarët të na imponojnë të tyrin në emër të stabilitetit që u premton “timonieri” Edi Rama. Në “titanikun” shqiptar s’do të ketë kurrë stabilitet po nuk ndryshuan një herë e përgjithmonë rregullat e lojës së sistemit tonë elektoral.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat