Skandal/ S’ka dëftesa, pezull regjistrimet në shkollat e mesme

Shqipëria

Skandal/ S’ka dëftesa, pezull regjistrimet në shkollat e mesme

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 20:18
Ndriçim Mehmeti

Të gjithë nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme apo atë 9-vjeçare nuk do të mund të marrin dot dëftesat. Pezullimi i tenderit për dëftesat është bërë që prej muajit maj, duke sjellë edhe një ngërç të madh te nxënësit, sidomos ata që mbarojnë shkollën 9-vjeçare.

Emisioni BOOM ka pyetur këshilltarin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ndriçim Mehmeti i cili ka sqaruar procedurat.

Sipas tij regjistrimet në shkollat e mesme janë pezull, pasi nuk ka dëftesa, dhe nxënësit që sapo kanë mbaruar shkollën 9-vjeçare nuk kanë marrë dëftesën e lirimit.

Problem mbetet edhe për ata që duan të mësojnë  jashtë Shqipërisë, pasi ata nuk mund të marrin dot dëftesat.

Këshilltari kërkon edhe një hetim administrativ për të gjithë këtë që ka ndodhur me dëftesat.

Ndriçim Mehmeti, këshilltar MAS: Ka pasur një procedurë që ka filluar në datën 27.04.2017, një procedurë që ka filluar shumë vonë. Në datën 02.05.2017 është ngritur grupi i komisionit të vlerësimit të ofertave, pra jemi akoma në vlerësimin e ofertave dhe pa pritur 17 ditë më vonë me urdhrin 276 del pezullimi i procedurës së prokurimit që thotë vetëm pezullohet, ngarkohet komisioni i vlerësimit të ofertave për shqyrtimin e ankesave etj.  Ministrja e Arsimit ka kërkuar nga të gjithë titullarët  nga pikëpamja administrative ti ofrojë dokumentet. Nuk i kanë ofruar deri tani asnjë dokument. Rastësisht kanë rënë në dorë të ministres këto dokumente dhe menjëherë është bërë problem dhe është kërkuar. Kjo e ka hapur problemin që tentohej të mbahej i mbyllur dhe është marrë vesh edhe nga media.

Çfarë do të ndodhë me atë që i duhet dëftesa? Ja si e sqaron këshilltari i Ministrisë së Arsimit.

Ndriçim Mehmeti, këshilltar MAS: Pra kemi disa dëftesa stok, kemi dhe diplomën e maturës shtetërore që ne do tua japim, se do ikin fëmijët jashtë, janë 7920 veta. Gjimnazistët që do të shkojnë në fakultet i kanë gati sepse ata që do shkojnë në fakultet do fillojnë në shtator dhe besoj se do jetë gati situata për ta. Por shumë më problem është situata në 9-vjeçare, marrim një grup fëmijësh si këta që duan të ikin jashtë shtetit, ku do ti marrin dëftesat e lirimit? Ose ai do vijë nga Saranda të studiojë në Durrës. Ata që vijnë me bursa në shkolla profesionale, pra ka një ngërç shumë të madh dhe këtu flitet për  një dokument fundor. Këtu duhen filluar organet kompetente që nga hetimi administrative dhe deri në një hetim i prokurorisë pse jo duhet të shikojë se çfarë ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat