“Lista e zezë”/ ‘Erdhi diktatura, u kthye Enveri’, Rama flet për luftë: Jemi gati…

Shqipëria

“Lista e zezë”/ ‘Erdhi diktatura, u kthye Enveri’, Rama flet për luftë: Jemi gati…

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 12:04
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë dëgjesës me banorë të Librazhdit, teksa ka folur për koalicionin e madh me qytetarët është ndalur edhe njëherë te ajo që bëri aq shumë bujë e shkaktoi reagime të fuqishme, e etiketuar si listë e zezë me personat e denoncuar si abuzues me detyrën.

“Lista është nga komentet e njerëzve, as për të nxjerrë të këqijtë, as për t’i dënuar, as për ndëshkime administrative, fare. Ajo është përmbledhje e emrave që janë përmendur nga njerëzit që kanë komentuar, aty janë njerëz realë, ka nga ata që fshihen pas profileve, por mekanizmi që do ndërtojmë nuk do jetë ky. Kush do ngrejë problem do jetë me identitetin e vet dhe me gjithçka të faktuar e që do të mbajë përgjegjësi për këtë”- tha Rama.

Sipas tij, kazani mediatik do ziejë si kurrë më parë e bashkë me këtë edhe kazani politik sipas tij.

“O c’do bëjnë, kazani do thotë erdhi diktatura, u kthye Enver Hoxha, do i dëgjoni të gjitha, do jetë luftë e këtë luftë jemi gati ta bëjmë se për këtë e morëm mandatin”- tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat