Fushata elektorale, task forca nis përpunimin e të dhënave

Shqipëria

Fushata elektorale, task forca nis përpunimin e të dhënave

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 17:19
Ledina Mandija

Task forca qeveritare e ngritur përpara zgjedhjeve të 25 qershorit ka nisur vlerësimin dhe përpunimin e të dhënave të mbledhura gjatë fushatës elektorale, të cilat më pas do t’u vihen në dispozicion institucioneve vendase e ndërkombëtare, si dhe publikut.

Zyra e zëvendës kryeministres Ledina Mandija, kryetare e task forcës, deklaron se raporti përfundimtar mbi këto raportime do të jetë serioz dhe cilësor. 

“Ai do t’iu shërbejë në të ardhmen forcave politike për të realizuar një nga misionet më jetike të demokracisë së vendit, garantimin dhe zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë, të lirë dhe të ndershëm”, ka deklaruar zyra e numrit dy të qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat