Kapet i dënuar me 15 vite burg, ja e shkuara e tij kriminale

Shqipëria

Kapet i dënuar me 15 vite burg, ja e shkuara e tij kriminale

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 19:54
Abdulla (Avdulla) Meta

Një 32-vjeçar nga Elbasani i dënuar me 15 vite burg është vënë në prangat e policisë.

Bëhet fjalë Abdulla (Avdulla) Meta, i cili u ndalua  pasi Gjykata  e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan  me  vendim  penal  më  datë  26.12.2013  e ka dënuar  me  15 vite burgim për  veprat penale “Vrasje me  dashje  e  mbetur  në  tentativë” , “Plagosje  e rëndë  me  dashje,” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar  nga nenet  76, 22, 88/1,  dhe 278/2 të Kodit Penal, sqaron policia.

Policia thotë se: “Më datë  12.03.2012 në Lagjen  “Luigj  Gurakuqi” për motive të dobëta dyshohet të ketë  tentuar të  vrasë me armë zjarri  (pistoletë) shtetasit  E.L dhe G.G. Si pasojë  ky i fundit kishte  mbetur i plagosur.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat