Kryetari i PD Gjirokastër: Ne jemi 18 muskutjerët e Jugut që do mbrojmë Bashën…

Shqipëria

Kryetari i PD Gjirokastër: Ne jemi 18 muskutjerët e Jugut që do mbrojmë Bashën…

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 23:13
PD-Gjirokaster

Kryetari i PD-së dega Gjirokastër, Roland Bejko, është shprehur i entuziazmuar pas takimit të krerëve të PD-së në rrethe, që u zhvillua sot në Fier.

Përmes një postimi në “Facebook” Bejko e quan veten e tij dhe krerët e tjerë të PD-së, si muskutjerët që do të mbrojnë Bashën.

Ja çfarë shkruan Bejko:

Ja kështu kështu.

Mbaroi me një foto dhe kjo ditë e veçantë në Fier nga takimi miqësor midis të gjithë kryetarëve të PD së Jugut të unifikuar si muskutjerët e Alexandre Dumas nën moton ;  “Një për të gjithë e të gjithë për një” ????

Mos vajto me ulërima rrëzimin, rëndësi ka mënyra që do gjesh për t’u ringritur!

Dhe ne e kemi bërë suksesshëm  këtë disa herë !

Jemi ngritur si fitimtarë  pothuaj nga asgjëja.

Do ngrihemi sërish .

Ps. Këtë foto mund të mos e komentoja kaq gjatë, por mund ta quaja shkurt dhe me një fjalë thjesht : AKT !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat