Më në fund shi, erë dhe breshër! Ja se kur nis të prishet moti

Shqipëria

Më në fund shi, erë dhe breshër! Ja se kur nis të prishet moti

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 23:20
Ilustrim

Meteorologët paralajmërojnë se fundjava do të dominohet nga reshjet e shiut, duke filluar pasditen e së shtunës dhe duke vijuar gjatë gjithë pjesës së parë të ditës së dielë, kryesisht në pjesën jugore të vendit.

Gjithashtu reshje shiu të izoluara pritet të ketë në zonat malore, ndërsa në zonat e vogla reshjet e shiut do të jenë me intensitet, të shoqëruara me rrufe, breshër e erë të fortë. Përsa i përket temperaturave për ditën e sotme, ato do të kenë një rënie të lehtë, duke vijuar me një rënie prej 2-3 gradësh gjatë fundjavës.

Por duke nisur nga dita e hënë deri në ditën e enjte, temperaturat pritet të kenë sërish një tendencë në rritje. Ndërkohë intensiteti i erës, duke nisur nga sot deri në fundjavë do të forcohet në mënyrë graduale, duke u paraqitur më problematike në orët e mesditës ku do ti kalojë 50 km/h.

Problematike vijon të jetë situata e zjarreve, sot edhe nesër rreziku nga zjarret do të vazhdojë të jetë në nivele të larta në të gjithë territorin e Shqipërisë me një dobësim të tyre ditën e nesërme.

Dita e dielë do të karakterizohet nga një rënie e forcës së erës dhe zbritje të temperaturave, i cili pritet të jetë i dukshëm, kryesisht në pjesën jugore të territorit, ku rreziku nga zjarret pritet të jetë i ulët.

Ndërkohë vijon të paraqitet me rrezik qarku i Shkodrës. Java e ardhshme do të paraqesë rrezik në të gjithë territorin duke filluar me pjesën perëndimore e duke u përhapur në lindje. Problematike vijon të jetë situata dhe sa i përket rezervave ujore pasi ka mungesë për shkak të thatësirës së tejzgjatur. Specialistët e Institutit të Gjeoshkencave deklarojnë se nga fillimi i këtij viti, cdo muaj ka regjistruar mesatarisht rreth 50% të normës së reshjeve duke ndikuar negativisht në resurset ujore të vendit.

Meteorologët paralajmërojnë se situata do të ketë përkeqësim për shkak thatësirës përgjatë verës në të gjithë territorin. Ata rekomandojnë përdorimin e kujdesshëm të sasisë së ujit për shkak të përkeqësimit të situatës deri në muajin shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat