Identifikohet lulja “mishngrënëse” në pyllin e Rrajcës në Librazhd

Shqipëria

Identifikohet lulja “mishngrënëse” në pyllin e Rrajcës në Librazhd

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 14:23
Lulja “mishngrënëse”

Lulja e njohur me emrin Pinguinkula është një varietet i rrallë që haset në Shqipëri.

Ajo gjendet në “laboratorin” natyror në pyllin e Rrajcës të Librazhdit.

Fotot tregojnë se si lulja ka kapur në kurth insekte të ndryshme dhe i ka tretur me një lloj lëngu viskoz që lëshon. Pastaj ajo asimilon proteinat dhe gjithçka të nevojshme për rritjen e saj, shkruajnë mediat shqiptare.

Ndryshe, pylli i Rrajcës u shpall së fundmi nga UNESCO pjesë e trashëgimisë botërore natyrore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat