Mesila Doda “thumbon” ish- koleget e PD: Mos u shani, aq me tepër kur...

Shqipëria

Mesila Doda “thumbon” ish- koleget e PD: Mos u shani, aq me tepër kur...

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 22:30
Mesila Doda

Teksa më herët deputetja e PD-së, Arbiola Halimi përmes një shkrimi në facebook thumbonte kolegen e saj Grida Duma, duket se ky fakt nuk ka kaluar pa u vënë re.

Ish- kolegia e tyre tashmë e larguar nga PD-ja, Mesila Doda i kushton një shkrim kësaj përplasjeje.

Doda ka shkruar se femrat që bëjnë pjesë në politikë, nuk duhet të shahen me njëra-tjetrën, por të sillen më dinjitoze.

Statusi i Mesila Dodës

Prej shume kohesh kane heshtur sherret e grave ne politike dhe kjo ka qene nje nga gjerat me te nira, nje kod i heshtur qe e kemi respektuar prej shume vitesh… aman mos na e ktheni ate kohe… mos u shani me njera-tjetren, aq me teper kur keni qeni bashke deri dje…

Silluni te pakten ne menyre dinjitoze edhe kur jeni te prekura, te fyera a te inatosura… Thjesht per nje lloj kulture te re komunikimi, permendni ndonje burre se ka me dhjetra qe e meritojne po njesoj e madje edhe me fort perçmimin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat