Bregu shfaqet në shoqërinë e Vlahutinit, ja ku po i kalojnë pushimet

Shqipëria

Bregu shfaqet në shoqërinë e Vlahutinit, ja ku po i kalojnë pushimet

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 10:49
Romana Vlahutin dhe Majlinda Bregu

Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu është fotografuar së bashku me ambasadoren e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin.

Bregu dhe Vlahutin janë parë këtë të shtunë në shoqërinë e njëra-tjetrës te vilat qeveritare në Durrës.

Dy zonjat janë ulur në tavolinë dhe bisedojnë për qejfin e tyre. Nuk është hera e parë që Bregu dhe Vlahutin shfaqen në takime miqësore me njëra tjetrën.

Bregu, një ndër kritiket e Lulzim Bashës në PD, ka mbajtur shpesh qëndrime të ndryshme nga linja zyrtare e partisë në çështjet që lidhen me integrimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat