Aksidenti, flet Arben Ahmetaj: Ja gjendja ime shëndetësore

Shqipëria

Aksidenti, flet Arben Ahmetaj: Ja gjendja ime shëndetësore

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 23:36
Arben Ahmetaj

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, pasditen e sotme është përfshirë në një aksident në Maqedoni ku ka mbetur i lënduar. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, bën të ditur se është në gjendet të mirë shëndetësore dhe është i shtruar në spital.

Sipas tij, aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugë. Aksidenti ndodhi sot rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës. Arben Ahmetaj udhëtonte me një mjet tip Range Rover, i cili është dëmtuar. Në aksident janë përfshirë ish ministri i Financave, një autobus dhe dy makina të tjera, ndërsa janë plagosur 14 vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat