Durrës, bllokimi i autobusëve me pushues nga Kosova, flet Perfekti i Durrësit: Ja e vërteta

Shqipëria

Durrës, bllokimi i autobusëve me pushues nga Kosova, flet Perfekti i Durrësit: Ja e vërteta

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 14:14
Pamje nga aksioni

Pas vendimit për ndalimin autobusëve me turist nga Kosova të kalojnë në unazën e plazhit ka reaguar Perfekti i Durrësit, Emiljan Jani në një intervistë për News 24, ku ka thënë se është e vërtet që ka një urdhër ndalimin për autobusët nga Kosova, por ata mund të kalojnë në rrugët dytësore.
Kjo masë sipas Emiljan Janit është marrë vetëm për autobusët nga Kosova pasi ata janë më të shumtë, ndërsa autobusët me turist nga vende të tjera janë më të pakt në numër.
Por askush nuk ka njoftuar shoferët nga Kosova për këtë vendim të pushtetit lokal, ata e kanë konsideruar këtë si diskriminim për faktin që ndalohen vetëm autobusët nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat