I vuri pa dashje flakën linjës hekurudhore, arrestohet 55-vjeçari nga Lezha

Shqipëria

I vuri pa dashje flakën linjës hekurudhore, arrestohet 55-vjeçari nga Lezha

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 15:21
Ilustrim

Nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë , ditën e djeshme është vënë në pranga Frrok  Simoni, 55 vjeç,  banues në Kallmet  Lezhë.

55-vjeçari është arrestuar pasi dyshohet se në tokën në pronësi të tij , në një parcelë përballë shinave të trenit të linjës Shkodër - Lezhë, ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit , i cili ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe 30 copë traversa prej druri të shinave të trenit të kësaj linje.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Shkatërrim prone me zjarr". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat