Thikë në stomak patriotit në Itali, shqiptari kapet pas një viti

Shqipëria

Thikë në stomak patriotit në Itali, shqiptari kapet pas një viti

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 18:53
Edmond Xhahysa

Një 32 vjeçar shqiptar, i cili ka qenë në kërkim nga policia italiane pasi para një viti ka qëlluar më thikë një patriot të tij, ka përfunduar sot në pranga.

Bëhet fjalë për shtetasin Edmond Xhahysa, i cili në 16 qershor të vitit 2016 në Romë një 40-vjeçar shqiptar dhe e la të shtrirë përtokë në trotuarin e rrugës “Silicella”, në lagjen Casilino.

Shqiptari fshihej në zonën mes Orta Nova-s dhe Foggia-s, i ndihmuar nga shqiptarë të tjerë. Mediat italiane shkruajne se arratia e Xhaysës përfundoi në autostradën 16, në Orta Nova (Foggia), ndërkohë që drejtonte një “BMW 320”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat