Edhe një herë që do përballeshin në debat Basha dhe Selami, ikën dritat!

Shqipëria

Edhe një herë që do përballeshin në debat Basha dhe Selami, ikën dritat!

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 21:19
Tubimi në kinemanë ‘Millenium’ në Shkodër

Një incident i papritur ndodhi sot në Shkodër, aty ku në kinema ‘Millenium’ do të përballeshin live përpara demokratëve dy ‘rivalët’ për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Një ndërprerjeje e energjisë pak minuta para nisjes së diskutimit ka bërë që Selami, i cili kishte mbërritur i pari të presë Bashën për të vazhduar debatin. Nderkohe qe pas ketij lajmi reagoi OSHEE, e cila sqaron se shkëputja e energjisë nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta edhe pse aktiviteti zhvillohej në ambient privat. Gjithashtu OSHEE bën me dije se është vendosur në punë edhe një gjenerator.

“Mungesa e energjisë nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta. Edhe pse aktiviteti zhvillohej në një ambient privat, ku duhet të merrte masa, OSHEE vendosi në punë gjeneratorin si dhe siguroi mbarëvajtjen e organizimit duke e furnizuar objektin me lidhje tjetër në formë unazore”- thuhet ne reagimin e OSHEE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat