Policia befason shkodranin, i shkon në shtëpi dhe...

Shqipëria

Policia befason shkodranin, i shkon në shtëpi dhe...

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 08:57
Policia ne shtepine e shkodranit

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, policia e Shkodrës bën me dije se ka goditur një tjetër rast të trafikimit të drogës.

Gjatë operacionit të koduar "Rrethina", policia njofton se ditën e djeshme ka vënë në pranga Margjin Livalli, 46 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 10 thasë ku brenda tyre kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa,  me peshë totale 115 kilogramë.

Lidhur me këtë ngjarje, blutë e Shkodrës sqarojnë se materialet hetimore ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për  veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat