Mbytjet në plazhe, Vasili: Kryeministrit nuk i dhemb për qytetarët që humbin jetën

Shqipëria

Mbytjet në plazhe, Vasili: Kryeministrit nuk i dhemb për qytetarët që humbin jetën

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 11:20
Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka akuzuar Agjencinë e Bregdetit për ngjarjen tragjike, ku humbën jetën 3 të rinj në plazhin e Zvërnecit. Vasili shkruan në Facebook se “vetëm kryeministrit, këtij që vë nota, nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe”.

“Tragjike mbytjet e qytetarëve në plazhet e Shqipërisë.
Vetëm kryeministrit, këtij që vë nota, nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe.

Kjo Agjencia e Bregdetit që ka përgjegjësi dhe detyrë ruajtjen e bregdetit dhe qytetarëve që frekuentojnë plazhet, notën e ka zero pas tragjedive që s’ kanë të mbaruar dhe pas plazheve të ndotura. Këtë notë ia vënë përditë mijëra qytetarë.

Po këta që marrin zero nuk largohen, njësoj si kryeministri në Trieste edhe ky i agjencisë së bregdetit.
Ndaj gajasuni, por edhe indinjohuni me notat që vë kryeministri zero, që adhuron zeron dhe zeroxhinjtë”, shkruan Vasili në Facebook,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat