Kodheli ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Demirajn: Ja vendimi që ka marrë pasi humbi betejën në Apel

Shqipëria

Kodheli ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Demirajn: Ja vendimi që ka marrë pasi humbi betejën në Apel

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 10:27
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Dritan Demirajn

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nuk ka ndërmend të tërhiqet pas vendimit të Apelit për të rikthyer në punë kolonel Dritan Demirajn, sot ministër teknik i Brendshëm.

Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se Kodheli do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë, sapo të marrë të zbardhur vendimin e Apelit.

“Gjykata Administrative e shkallës së parë i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Mbrojtjes për vendimin që ka marrë për largimin nga FA të kolonelit në lirim Dritan Demiraj. Gjykata e Apelit vendosi dje të pranojë  padinë e kolonelit në lirim. Në këto kushte, mënjëherë sapo të njihemi me vendimin e gjykatës të zbardhur, Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë rekurs përpara gjykatës së lartë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat