Kredia e butë, eliminohen 1200 familje

Shqipëria

Kredia e butë, eliminohen 1200 familje

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 08:10
Bruna Paskali

Rreth 1200 familje, që kanë aplikuar për të përfituar nga programi i Bashkisë së Tiranës për    subvencionimin e interesave të    kredisë, janë s’kualifikuar gjatë    shqyrtimit të dokumentacionit. Deklarata vjen nga nënkryetarja e këtij institucioni, Brunilda Paskali, e cila thotë se, këta    aplikantë kanë pasur probleme    me plotësimin e dokumentacionit apo me kufirin e të ardhurave. “Sot ne mund të themi numrin ekzakt të aplikimeve    totale për në Bashkinë e Tiranës për këtë program që është    2265. Të gjitha këto aplikime    janë parë nëse plotësonin të gjitha kërkesat që ka pasur projekti. Dhe mbas shqyrtimit të    kërkesave doli që afërsisht rreth    1200 aplikime nuk kanë pasur    të plotë dokumentacionin ose    kanë pasur mungesa apo kanë    dal mbi apo nën limitet e të ardhurave që kërkon projekti. Ndërkohë që një pjesë tjetër, rreth    580 aplikime kanë kërkuar edhe    një rishikim nga ana juridike të    dokumentacionit, për të parë”.    Sipas Paskalit, pavarësisht se    programi i bashkisë parashikon subvencionimin e 1000    familjeve, në rast se do të ketë    më tepër aplikime që plotësojnë kriteret, ato do të futen në    listë pritjeje. “Nëse kemi më    shumë se 1000 mijë aplikime që    plotësojnë kushtet, natyrisht në    do ti fusim në bazë të një pikëzimi që ka projekti ynë, edhe pjesa tjetër që kalon në listë pritje. Sepse mund të ndodh që banka    për arsye të ndryshme mund të    mos miratojë një kërkesë për    kredi të butë, dhe kështu lista do    të zbres më poshtë”. Miratimi i    listës me familjet përfituese do    të bëhet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, që sipas  Paskalit pritet të jetë në harkun    kohor të 3 javëve. “Ne mendojmë që do bëhet një mbledhje   e këshillit bashkiak së afërmi,    ndoshta në harkun kohor edhe    brenda muajit korrik ose fillimin    e muajit gusht. Ku mendohet që    të paraqitet që mbas miratimit    të dokumentacionit të çohen për    miratim në këshillin bashkiak”.

Kriteret  

Sipas relacionit të Bashkisë së    Tiranës, në periudhën 1 janar    – 31 dhjetor 2016 janë dorëzuar 1 800 kërkesa për programet sociale të strehimit për    kredi të buta të mbuluara nga    pushteti qendror, ndërsa pjesa    tjetër janë shtuar në periudhën    maj-qershor, kur u rihapën aplikimet. Nisur nga interesi i lartë    i qytetarëve, bashkia hartoi një    program specifik tërësisht me    buxhetin e saj për këtë qëllim,       me kohëzgjatje 1- vjeçare, për    individët dhe familjet që nuk janë në gjendje të përballojnë ofertën e tregut të lirë për banesa ose    atë të kredive hipotekore. Përfituesit potencialë të programit do    të jenë individë/familje me përbërje çiftet e reja. Programi do    të ketë një kohëzgjatje 1-vjeçare    dhe numri i përgjithshëm i përfituesve të cilët do të mbështeten    financiarisht nuk do t’i tejkalojë    1000 familjet. Koha që kanë në    dispozicion qytetarët për të aplikuar është një vit, pasi angazhimi financiar i Bashkisë së Tiranës në zbatim të këtij projekti    do të ketë një kohëzgjatje 15-20    vjeçare, në varësi të kredive hipotekore të akredituara për secilin përfitues. Masa e subvencionit të interesave të kredisë,    për familjet që përfitojnë kredi    të lehtësuar nga ky program, do    të jetë e barabartë me diferencën    që rezulton midis interesit vjetor    të kredisë në tregun e lirë, sipas    marrëveshjes me bankën, me interesin 3% që paguan familja mbi  principalin e kredisë. Nëse i referohemi të ardhurave sipas numrit të anëtarëve të familjes për  aplikim, për një familje me 1-3    anëtarë, kufiri maksimal i kreditimit është 3.565.000 lekë, ndërsa të ardhurat minimale janë    39.546 lekë, të ardhurat maksimale janë 82.064 lekë. Norma    e interesit, ashtu siç dhe është    deklaruar më herët nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë objekt i hapur i    konkurrimit ndërmjet bankave,    ndaj në përllogaritje është përdorur mesatarja e normave të    publikuara në sistemin bankar    në momentin e planifikimit, prej    5.5% (tribor +2.5%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat