Nuk ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti i fortë në ishullin Kos

Shqipëria

Nuk ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti i fortë në ishullin Kos

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 09:46
Pamje nga termeti

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar nga tërmeti i fuqishëm në Ishullin Kos nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar.

Në një njoftim, ambasada sqaron dy viktimat janë nga Turqia dhe Suedia.

“Pas interesimit tonë pranë Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, nga tërmeti në ishullin Kos, deri tani ka njoftim zyrtar për humbjen e jetës së dy shtetasve (nje turk dhe një suedez). Gjithashtu ka 7 të lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetën, ndërmjet tyre nuk konfirmohen shtetas shqiptar. Njoftohet dhe për 130 të lënduar lehtë”, thuhet në njoftim.

Ambasada thekson se do të mbetet në kontakt gjatë ditës sot për situatën e krijuar nga tërmeti 6.4 ballë në ishullin Kos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat