Tërmeti në Greqi/Emigranti shqiptar: Ka më shumë se dy viktima

Shqipëria

Tërmeti në Greqi/Emigranti shqiptar: Ka më shumë se dy viktima

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 12:40
Pamje nga termeti

Tërmeti i fuqishëm që ka tronditur ditën e sotme Mesdheun ka shkaktuar shumë pasoja si nga ato materiale dhe njerëzore, por ndryshe nga çfarë thonë mediat në lidhje me viktimat që ka shkatuar, një emigrant shqiptarë i cili jeton ishullin grek, Kos, me emrin Sinani ka thënë nuk janë vetëm dy viktima por ka edhe më shumë.

Në një mesazh ai ka shkruar se “Isha në klub dhe u shemb një pjesë e asaj ndërtesës dhe zuri disa persona poshtë por nga pjesa e jashtme dhe unë isha brenda.” Ai shton se gjendja është shumë e keqe njërit prej të plagosurve i ishtin këputur të dyja këmbët.

Mesazhi i plotë

“Përshëndetje! Tërmet dhe cunami në ishullin grek, Kos, ka edhe të vdekur. Isha në klub dhe u shemb një pjesë e asaj ndërtesës dhe zuri disa persona poshtë por nga pjesa e jashtme dhe unë isha brenda.

Ndalova në portë dhe shikoja njerëz që qanin, pashë shokët e mi që ishin mirë, përveç njërit që i kishte rënë një gur poshtë shtyllës kurrizore. E dërguam në spital dhe aty gjendja ishte shumë e keqe, të gjithë për ndihmë dhe nj situatë paniku, njërit prej pacientëve i ishin këputur dy këmbët.

Rrugëve shikoje vetëm duke nxjerrë njerëz nga rrënojat. Unë jetoj dhe punoj këtu bashkë me vëllain dhe shpëtuam mirë fatmirësisht, por deri tani 4 veta kanë vdekur vetëm në këtë ishull”, përfundoi Sinani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat