Meta President, Manjani refuzon mandatin: Do shkoj me pushime

Shqipëria

Meta President, Manjani refuzon mandatin: Do shkoj me pushime

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 22:36
Ylli Manjani

Ylli Manjani deklaron në Ora News se nuk do ta pranojë mandatin e deputetit, pas marrjes sw betimit të Ilir Metës President të Republikës.

Në renditjen që LSI ka dorëzuar në KQZ për vitin 2013, ish-Ministri i Drejtësisë renditet pas Luan Ramës, por duket se do të preferojë që mandatin për dy muaj t’ia lërë Ardit Çelës.

Manjani: Nëse do ftohem nga KQZ për të marrë mandatin do ta refuzoj, patjetër që do ta refuzoj.Është formalitet i tepruar tashmë, nuk ka asnjë kuptim. Ky parlament ka marrë vulën e fundit të tij praktikisht, teorikisht qëndron në detyrë, por ky është një muaj pushimesh dhe unë kam planifikuar pushime. I qëndroj besnik fjalës që kam thënë se nuk është e thënë të jesh deputet për të bërë politikë, nuk më ka penguar asnjëherë mosqënia deputet për të bërë politikë. Kam bërë poltiikë dhe bisedoj me këdo fare lirisht pa qenë e nevojshme të jem deputet. Rrjetet sociale janë një obsion i mirë, por edhe Ora Neës është një televizion shumë i këndshëm për mua.

Ilir Meta do të betohet në datën 24 korrik në Parlament, kur dhe do të nisë detyrën e Presidentit të Republikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat