Selami përpara mediave: Ja parregullsitë e zgjedhjeve

Shqipëria

Selami përpara mediave: Ja parregullsitë e zgjedhjeve

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 17:22
Eduard Selami

Demokrati në garë, Eduard Selami ka dalë në një prononcim për mediat. Duke falënderuar gjithë ata që votuan, Selami tha se procesi zgjedhor ka pasur disa probleme. Ai nënvizoi se krerët e degëve prishën neutralitetin, ka pasur shkelje dhe se disa njerëz nuk e kanë gjetur emrin në listë.

“Kjo është një shkelje. Në disa seksione nuk kanë qenë rregjistruesit. Mendoj se megjithëse, procesi është i paplotë, nuk dua të paragjykoj. Është shpejt për të nxjerrë një rezultat përfunditmtar. Ka pasur mungesa emrash në listë . Krerët e degëve prishën neutralitetin”, tha Selami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat