Ceremonia - Ambasada e Egjiptit në Tiranë feston ditën kombëtare

Shqipëria

Ceremonia - Ambasada e Egjiptit në Tiranë feston ditën kombëtare

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 17:30
Mohamed Khalil

Festa kombëtare e Egjiptit ka bërë bashkë personalitete publike shqiptare si ambasadorë të akredituar në Shqipëri.

Përmes një ceremonie festive me shumë të ftuar është kremtuar 65 vjetori i rrëzimit nga pushteti të mbretit Faruk. Ambasadori i Egjiptit  Mohamed Khalil në pritjen e organizuar me këtë rasti uroi mirëseardhjen të ftuarve dhe shprehu gadishmërinë e vendit të tij për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha sektorët, ku prioritet ka turizmi dhe ekonomia.

23 korriku 1952 , në Egjipt njihet ndryshe edhe si dita e revolucionit, pasi me anë të një grushti shteti nga ushtria, u largua nga froni mbreti Faruk i cili kishte ngjallur shumë pakënaqësi tek populli egjiptian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat