Gjana për zgjedhjet në PD: Në mesnatë presim të numërojmë votat në kutitë e votimit

Shqipëria

Gjana për zgjedhjet në PD: Në mesnatë presim të numërojmë votat në kutitë e votimit

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 17:53

Kryetari i Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD Jemin Gjana ka folur në lidhje me zgjedhjet që po zhvillohen brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Gjana u shpreh se deri më tani procesi i numërimit ka vazhduar normalisht. Ai tha se në mesnatë pritet që të numërohen votat në kutitë e votimit. “Në mesnatë do të numërohen votat në kutitë e votimit. Shpresojmë e besojmë se do të jetë proces shumë i rregullt, siç ka qenë deri më tani. Të gjithë demokratët kanë pasur mundësi të votojnë në të gjithë territorin e vendit. Deri në orën që flasim, 41 deri në 42 mijë anëtarë të PD kanë votuar”, tha Gjana ndër të tjera.

Jemin Gjana ka theksuar se votat do të numërohen saktë në prani edhe të medieve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat