"S'përgjigjet”, “Është në punë”! Ja si e bojkotuan demokratët për kryetarin e ri

Shqipëria

"S'përgjigjet”, “Është në punë”! Ja si e bojkotuan demokratët për kryetarin e ri

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 19:17
Zgjedhjet ne Shqiperi

Gara e vërtetë në Partinë Demokratike nuk është mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit, por mes atyre që i besojnë garës së sotme në PD dhe grupit kritik të Bashës që vendosën ta bojkotojnë procesin.

Kundërshtari kryesor i kreut të PD, Astrit Patozi edhe sot e quajti votimin “tallje me demokratët”, duke i riftuar ata në bojkot.

Në fakt, sipas shifrave zyrtare të Partisë Demokratike pjesëmarrja është rreth 40% deri në orën 18:00 që nuk është pak po të llogarisësh që bëhet fjalë për një garë partiake, për më tepër për një parti humbëse. Se sa janë të vërteta këto shifra, nuk dihet: askush nuk mund t’i konfirmojë apo përgënjeshtrojë.

Vetë Eduard Selami e ka quajtur jodemokratik bojkotin.

GSH.al ka arritur të sigurojë një pjesë të procesverbaleve të administruara në selinë kryesore të PD-së në Tiranë. Në listat e anëtarësisë së Partisë Demokratike janë shënuar personat që kanë votuar dhe ata që nuk kanë votuar. Përbri emrave të personave bojkotues janë shënuar edhe arsyet e mospjesëmarrjes që ka qenë për arsye të ndryshme. “Nuk përgjigjet”, “Është në punë”, “I padisponueshëm”, “Nuk do votojë”, “Eshtë në Itali”, mund të lexohet mes rreshtave të procesverbaleve të anëtarësisë së PD, që po zbardhen sot nga “Gazeta Shqiptare”.

Sigurisht, nuk mund të thuhet se të gjithë bojkotuesit janë pjesë të grupit anti-Basha. Shumë prej tyre mund të kenë arsye të tjera për mospjesëmarrjen në votim. Por, duke qenë se emra të rëndësishëm në PD si Topalli, Mustafaj, Patozi, Bode, Ruli, Bregu, Imami kanë bërë thirrje për të bojkotuar dhe për të mos e legjitimuar garën, mund të thuhet se tek pjesa tjetër e demokratëve, ky kushtrim pati efekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat