Bregdeti shqiptar “pushtohet” nga kandilët, por ja çfarë tregon kjo

Shqipëria

Bregdeti shqiptar “pushtohet” nga kandilët, por ja çfarë tregon kjo

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 13:11
Kandilet

Në këto ditë të nxehta korriku, të shumtë janë ata që kanë mendjen te bregdeti. Të gjithë duam t’i kalojmë pushimet duke shijuar freskinë e detit, rërën por edhe rrezet e diellit për të marrë pak ngjyrë.

Mirëpo uji në bregdetin tonë, nuk është aq i pastër sa ne do dëshironim. Së fundmi në plazhin e Shëngjinit janë gjetur kandilë deti, që janë shumë të rrezikshme për pushuesit.

Biologu, Eltjon Halimi, këtë verë ka vërejtur një shtim të pazakontë të kandilave të detit të bregdetin tonë.

Sipas tij, shkak për shtimin e kësaj specieje bëhen disa faktorë të ndryshëm, mes tyre ndotja e ujërave detare nga hedhja pa kriter e materialeve organike të pafiltruara nëpër lumenj, të cilat, më pas derdhen në grykëderdhjet e tyre në det.

Kujdes nga Kandili i detit!

Shtimi i ndotjes nga materialet e pafiltruara në ujërat detarë ka shtuar këtë sezon në bregdetin shqiptar kandilët e detit!

Qelizat e tyre në kontakt me lëkurën humane lëshojnë lëngun që përmban proteina të rrezikshme: paralizuese, neurotoksike dhe djegëse #Rhizostomapulmo”, shkruan biologu Halimi. Pas këtij paralajmërimi, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të tregojmë kujdes kur të futemi në det.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat