"Shqipëria në BE pas 5 vitesh"/ Meta: Nuk jam kaq optimist për këtë çështje

Shqipëria

"Shqipëria në BE pas 5 vitesh"/ Meta: Nuk jam kaq optimist për këtë çështje

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 23:54
Presidenti Ilir Meta

Ilir Meta mori këtë të hënë detyrën madhore të Presidentit të Republikës, një muaj pas zgjedhjeve, ku ish partia e tij nuk arriti një rezultat kushtëzues për qeverinë e Edi Ramës.

Intervistën e parë, Meta e ka dhënë po këtë ditë për emisionin “Top Story”, rreth një orë pas përfundimit të ceremonisë së marrjes së detyrës në Presidencë. 

Mund të jetë Shqipëria vend i BE pas pesë vitesh?

Presidenti Meta: Nuk jam kaq optimist për këtë çështje. Kërkojmë ende hapjen e negociatave dhe nga përvojat e vendeve të tjera, ky proces ka kërkuar jo pak kohë. 

Është një proces që varet edhe nga BE dhe nga shumë zhvillime që do të ketë vetë BE, por që ne të rrisim besimin e të rinjve për të realizuar ëndrrat e tyre në vendin tonë dhe vendin e tyre, mendoj se e kemi ne në dorë. Anëtarësimi në BE është një instrument për rritjen e standardeve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat