Pas rikonfirmimit si kryetar, Basha mbledh deputetë e rinj

Shqipëria

Pas rikonfirmimit si kryetar, Basha mbledh deputetë e rinj

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 12:05
Lulzim Basha mbledh deputetë e rinj

Basha humbi në zgjedhjet parlamentare në 25 qershor, por fitoi në zgjedhjet për kryetar në PD.

Pas rikonfirmimit të tij si kryetar i Partisë Demokratike për ta drejtuar të djathtën edhe për 4 vitet e ardhshme Lulzim Basha ka vendosur të zhvillojë të parën mbledhje me të zgjedhurit e rinj në Kuvend.

Burime nga PD-ja, bëjnë me dije pbr Panorama se paraditen e nesërme në orën 11:30, kryedemokrati Basha do të mbledhë deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Pritet që në këtë mbledhje të parë të grupit parlamentar të PD-së, Basha të japë porositë për aksionin opozitar dhe përballjen me një shumicë që sipas tij nuk është legjitime, pasi doli nga zgjedhje të blera nga droga e krimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat