Presidenti i Hungarisë, Janos Ader ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës.
Në mesazhin e tij të urimit Presidenti i Hungarisë shpreh bindjen se përvoja e Presidentit Meta dhe përkushtimi i tij ndaj vlerave evropiane do ta ndihmojnë Shqipërinë edhe në të ardhmen në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE.
“Me rastin e përurimit tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, më lejoni t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta, edhe në emër të popullit hungarez!