Pushuesit largohen të tmerruar, ujërat e zeza kanë “pushtuar” bregun në Ksamil

Shqipëria

Pushuesit largohen të tmerruar, ujërat e zeza kanë “pushtuar” bregun në Ksamil

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 16:37
Pamjet nga ndotja e ujit në Ksamil

Në kulmin e sezonit turistik nga Ksamili vijnë pamje të frikshme që do tmerronin çdo pushues.

Po sipas tyre, ndonëse nuk dihen ende përgjegjësit e ndotjes masive, ujërat e zeza kanë pushtuar bregdetin në plazhin “Gjiri Poda” tek “Tre ishujt” në Ksamil.

Pamjet ku duket qartë shkarkimi i ujërave të zeza në breg të detit janë siguruar nga mediat shqiptare.

Sipas këtij mediumi, turistët dhe pushuesit janë larguar të shqetësuar nga plazhi.

Image
Pamjet nga ndotja e ujit në Ksamil
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat