Rama takohet me Kryeministrin kroat, flasin për Ballist Morinën

Shqipëria

Rama takohet me Kryeministrin kroat, flasin për Ballist Morinën

Nga: A.M. Më: 2 gusht 2017 Në ora: 19:05
Edi Rama gjate takimit me Kryeministrin Andrej Plenkovic

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama  i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Malin e Zi ku po mbahet Samiti i Kartës së Adriatikut, është takuar  me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence.

Gjithashtu, Rama është takuar edhe me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic ku ka fol edhe për rastin e Ballist Morinës.

Ku në këtë takim është theksuar nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij.

Postimi i plotë:

Në Mal të Zi me zv.Presidentin e SHBA, Mike Pence, dhe liderët e rajonit tonë për Samitin e Kartës së Adriatikut. Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort, interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Europë.

Takimet bilaterale me zv.Presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit, patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë.

Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat