Kujdes nëpër plazhet shqiptare…edhe hajdutët kanë shkuar me “pushime”!

Shqipëria

Kujdes nëpër plazhet shqiptare…edhe hajdutët kanë shkuar me “pushime”!

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 23:06
Plazh shqiptar

Jemi në kulmin e sezonit veror dhe shumëkush në Shqipëri ka zgjedhur të pushojë në plazhet e vendit, përfshi këtu edhe shqiptarë të Kosovës apo të huaj që vijnë për të shijuar turizmin shqiptar.

Por jo gjithçka shkon fjollë, pasi hajdutët kanë shkuar gjithashtu me “pushime”… jo për të bërë qejf, por për të grabitur pushuesit. Dhe në ditët e fundit grabitjet kanë qenë të përditshme. Sendet e vjedhura variojnë nga objekte të vogla si kasetofonë apo celularë, deri tek “krehje” si grabitja e makinave.

Vetëm ditën e djeshme psh në Shqipëri janë raportuar nga policia të paktën 5 vjedhje të dokumentuara. Në “rrjetën” e grabitësve madje ka rënë dhe një vajze e re nga Suedia të cilës i kanë vjedhur makinën.

RASTET:

Më datë 06.08.2017, gjatë natës në lagjen nr. 13 plazh, pranë banesës, shtetases C. P, vjeç 22, banuese në Goteborg, Suedi, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”.

Më datë 06.08.2017,  u  arrestuan në flagrancë shtetasit K.M. e Xh.L, vjeç 26 e 29, banues në Udine, Itali e Shkodër, pasi në Plazh Velipojë, në hotel, kanë vjedhur një shumë lekësh në dhomën e shtetases M.P, vjeç 27, banuese në Tiranë.

Më datë 06.08.2017, në Ishull, Lezhë, është konstatuar se është vjedhur banesa e shtetases V.N, vjeç 59, banuese në Ishull, Lezhë, ku kanë marrë një televizor, një laptop, një freskuese, një motokorrëse bari, një valixhe me rroba edhe disa bizhuteri.

Më datë 06.08.2017, në lagjen ‘’28 Nëntori’’Vlorë, në plazh rruga ‘’Dhimitër Konomi’’, shtetases V. L, vjeç 59, banuese në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin, një celular, një unazë floriri dhe një shumë lekësh.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Volsvagen Golf”, të shtetasit T.B, vjeç 29, banues në Kumanovë, Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat