Zjarret, Prençi: Nesër helikopterët Viva operacion në Bogovë

Shqipëria

Zjarret, Prençi: Nesër helikopterët Viva operacion në Bogovë

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 23:46
Prençi

Në orët e para të mëngjesit të nesërme Viva Helikopter do të ndërhyjë në tre vatra zjarri në Bogovë të Skraparit. Kreu i Emergjencave Civile, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News bëri një përmbledhje të situatës së zjarreve në vend.

Prençi: Sot nga monitorimi që është bërë me helikopter rezultojnë mbi 20 vatra zjarri, por 9 kërkojnë ndërhyrje nga ajri. Në tërësi janë 640 vatra që nga qershori, 120 kanë kërkuar mbështetje operacionale nga Ministria e Mbrojtjes, nga kompania Viva Helikopter dhe nga Qendra e Menaxhimit në Bruksel.

Sot më problematike kanë qenë në Tiranë, mbi tunelin e Krrabës, në zonën e Shëngjergjit, në Ulez të Shkopetit, kemi patur në kurorën e gjelbër të Laçit.

Problemi kryesor që mbetet është në Bogovë të Skraparit, janë 5 vatra zjarri dhe në 3 do kërkohet ndërhyrja nga ajri. Që në orët e para të mëngjesit me Viva Helikopter do të operojnë në zonën Bogovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat