Doni informacion për vizat e studentëve dhe lotarinë amerikane? Ambasada e SHBA ju jep përgjigje

Shqipëria

Doni informacion për vizat e studentëve dhe lotarinë amerikane? Ambasada e SHBA ju jep përgjigje

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 15:30
Ilustrim

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se të gjithë qytetarët që kanë pyetje rreth vizave për studentët si edhe lotarisë amerikane të shkruajnë dhe të pyesin pasi do të marrin përgjigje për çdo paqartësi.

Postimi i plotë:

Këtë javë, Kenny dhe unë do të shkojmë për disa ditë pushimi në Pogradec. Jemi duke bërë planet për vitin e ardhshëm. Do donim të mësonim nga të gjithë ju për temat që ju intereson të diskutojmë vitin e ardhshëm.

Ju nevojitet më shumë informacion për vizat e studentëve? Për lotarinë amerikane? Mbi sponsorët në Shtetet e Bashkuara? Na tregoni cilat janë temat më të rëndësishme për ju, në mënyrë qët’i përfshijmë ato në postimet gjatë vjeshtës. Si gjithmonë, ne mirëpresim t’iu përgjigjemi çdo pyetjeje që ju mund të keni në lidhje me vizat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat