Lezhë, s’ka logjistikë për zjarret kërkohet ndihmë nga qeveria

Shqipëria

Lezhë, s’ka logjistikë për zjarret kërkohet ndihmë nga qeveria

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 18:46
Zjarret

Prefekti i Lezhës, Eduart Ndreca gjatë takimit me shtabin e Emergjencave Civile ka thënë se zjarret në Lezhë mund të shuheshin që në nisje të tyre nëse inspektorët e pyjeve do të kishin logjistikën e nevojshme për të ndërhyrë. Ndreca ka kërkuar nga njësitë e qeverisjes vendore që të marrin masat për të alokuar me shumë fonde për Emergjencat Civile, kjo duke parë problematikën qe sa vjen dhe rëndohet në këtë drejtim.

“Të tëra bashkive u bej thirrje që ta konsiderojnë këtë problem, dhe në buxhetet e ardhshme të alokojnë më shumë fonde për emergjencat civile. Në fakt ka një sërë vatra zjarri që mund të shuhen pas konstatimit të tyre, por për shkak të mangësive teknike është e pamundur që të menaxhohen si duhet”, tha Ndreca.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Enver Hafizi në lidhje me këtë kërkesë tha se është e pamundur që kjo bashki të riparojë një inventar mjetesh të amortizuara, ndaj kërkon edhe mbështetjen e qeverisë.

“Ne nuk mundemi të riparojmë të gjithë atë inventarë mjetesh thuajse të amortizuara , nuk kemi trashëguar asgjë. Ndaj bëj kërkesë që të kemi pompa të fuqishme dhe një bot për situatën që është tani”, tha Hafizi.

Vetëm këtë vit në qarkun e Lezhës janë regjistruar 135 vatra zjarri, që si pasojë kanë shkaktuar dëme të shumta kryesisht në sipërfaqet pyjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat