Mbarojnë pushimet për socialistët, të dielën bëjnë mbledhjen më të rëndësishme

Shqipëria

Mbarojnë pushimet për socialistët, të dielën bëjnë mbledhjen më të rëndësishme

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 15:18
PS

PS pritet te mblidhet te dielen,per te nisur keshtu axhenden politike.

Pikerisht te djelen e javes qe vjen, me 27 gusht, PS do te mbledhe Asamblene e Pergjithshme në orën 10:00 ne ambientet e 15 kateshit. 

 Në Asamble do të bëhet një analizë e përgjithshme e zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre në 25 qershor ku do të ndalet edhe te ata koordinatorë qarqesh që sollën rezultatin më të ulët për PS-në krahasuar me të tjerët. Gjithashtu, vëmendje të madhe do marrë edhe krijimi i qeverisë së re. Kryeministri Edi Rama caktoi 5 grupesh pune, të cilët kanë hartuar raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Krerët e grupeve kishin përgjegjësi të bënin nga një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit. 5 drejtuesit e grupeve që do i referojnë Ramës raportet, janë: Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi,  Niko Peleshi,  Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj. Mbi bazën e këtyre raporteve do të ketë vendime të rëndësishme lidhur me strukturimin e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjësisë, raporton newsbomb.al. Pjesë e kësaj asambleje do të jenë edhe deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit. Deputetët e rinj të kësaj legjislature e kanë marrë tashmë ftesën për të qenë në orën 10:00 te “Hotel Tirana” aty ku do të vendoset fati i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat