Pë çfarë erdhën katër senatorë amerikanë në Shqipëri?! - Bota Sot
Pë çfarë erdhën katër senatorë amerikanë në Shqipëri?!

Shqipëria

E diel, 20 gusht 2017

Pë çfarë erdhën katër senatorë amerikanë në Shqipëri?!

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 18:32
Ambasadoret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri, ka zbardhur vizitën zyrtare të katër senatorëve të SHBA-ve, në vendin tonë.

Sipas një njoftimi zyrtar, thuhet se ata ishin për të diskutuar mbi partneritetin mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, dhe luftës ndaj terrorizmit, por edhe reformën në drejtësi

Njoftimi zyrtar i Ambasades

Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit. 

Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin Ilir Meta, zyrtarë të Qeverisë, dhe drejtues të Partisë Demokratike, për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin, dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test