Bardhi e çon për ndjekje penale, Juliana Hoxha i përgjigjet: Ke bërë një flluskë sapuni

Shqipëria

Bardhi e çon për ndjekje penale, Juliana Hoxha i përgjigjet: Ke bërë një flluskë sapuni

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 16:00
Juliana Hoxha

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha më në fund ka folur. Ajo e ka konsideruar skandalin e byzylykëve elektronikë të mbikëqyrjes, një flluskë sapuni e ardhur, për fat të keq, për shkak të mosnjohjes së legjislacionit nga ministri teknik, Gazmend Bardhi.

Ministri i Drejtësisë Bardhi ka bërë përgjegjëse zonjën Juliana Hoxha për këtë skandal, ndërsa dy ditë më parë deklaroi se do të kërkonte shkarkimin e saj, por dhe do e çonte në ndjekje penale.

Përmes një shkrimi, Juliana Hoxha ka reaguar sot dhe thotë mes të tjerave se, “pretendimi nga ana e Ministrit se janë prokuruar dhe nënshkruar kontrata disa herë me të larta se fondi i parashikuar buxhetor është teresisht i pabazuar në legjislacionin në fuqi”.

Në alibinë e saj të gjatë për akuzat që I janë ngritur Hoxha nënvizon se, “stafi teknik, duhet ta kishte informuar ministrin, me qëllim parandalimin e spekullimeve mediatike të cilat sigurisht do kenë kosto mbi të në një të ardhme të afërt”.

Gjithashtu ajo ngre pyetjen që I përgjigjet vetë: “Si mund të quhen të zhdukur paisje që janë marrë në dorëzim nga grupi i monitorimit të kontratës në perputhje me ligjin?!

 Dhënia në administrim është realizuar në saj të procesit të ekzekutimit të kontratës, ku bashkimi i operatoreve ekonomik ka nën përgjegjesinë e tij administrimin e sistemit elektronik të mbikqyrjes penale, realizimin e procesit të mirëmbajtjes për një periudh 4 vjecare dhe instalimin e byrzylyqeve tek të denuarit ne bashkërendim me Drejtorinë e Sherbimit të Provës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat