Gjosha: “Drejtësia”, kyç për integrimin

Shqipëria

Gjosha: “Drejtësia”, kyç për integrimin

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 08:03
Klajda Gjosha

Gjosha do të mbështesë çdo iniciativë për integrimin evropian të Shqipërisë Prej 4 vjetësh, Klajda Gjosha është marrë drejtpërdrejt me procesin e integrimit evropian të vendit. Tashmë që po mbyll mandatin si ministre, ajo thotë se shumë është bërë, por nga Brukseli kërkohet me këmbëngulje të ecet përpara me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën në drejtësi.

Por jo vetëm ecuria e reformave në Shqipëri, por edhe rritja e fluksit të azilkërkuesve, sipas Gjoshës, shqetësojnë vendet anëtare të BE-së, shkruan vizionplus.

Ministrja e Integrimit muaj më parë, ka thënë se standardet e zgjedhjeve të 25 qershorit, do të jenë kriter për procesin e integrimit evropian. Sot ajo mendon se tani pas zgjedhjeve, rëndësi merr raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR.

Në legjislaturën e ardhshme, Klajda Gjosha do të jetë në Parlament, por jo në qeveri, pasi partia e saj LSI, ka dalë në opozitë. Por ajo nuk ngurron të thotë se do të mbështesë çdo iniciativë që çon përpara integrimin evropian të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat