3 urdhër arreste dhe 7 vite burg! Shqiptari rikthehet në “parajsë” me emër tjetër, por...

Shqipëria

3 urdhër arreste dhe 7 vite burg! Shqiptari rikthehet në “parajsë” me emër tjetër, por...

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 18:46
Ilustrim

Policia e kërkonte kudo pasi për 48 vjeçarin shqiptar kishte 3 urdhër arreste dhe një vendim gjykatë që e dënonte me 7 vite burg për vjedhje e dhunë në familje.

Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur nga media italiane, por ajo që mësohet është se 48 vjeçari i ishte shmangur drejtësisë së gjykatës në Firence duke u larguar nga vendi. 

Hajduti ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte ndryshuar emrin, i bindur se kësisoj do të shpëtonte nga burgu nëse rikthehej në “parajsën” e tij.

Por ky ka qenë vendimi i gabuar. Patrulla e policisë së Fierences që ndodhej në zonën e tregut në San Lorenzo e ka ndaluar 48 vjeçarin gjatë një kontrolli rutinë. 

Pavarësisht se shqiptari u prezantua me identitetin e ri, policia ka nuhatur diçka të dyshimtë dhe ka vendosur të kryejë një kontroll më të imtësishëm. Në përfundim, gjithçka është zbuluar dhe ka fituar intuita e oficerëve të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat