Gjirokastritët i kërkojnë “SHUMË” Kryeministrit Rama...

Shqipëria

Gjirokastritët i kërkojnë “SHUMË” Kryeministrit Rama...

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 19:33
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një raport të dëgjesave me qytetarët e qarkut të Gjirokastrës dhe përveç rezultateve në zgjedhje, kreu i qeverisë ka treguar dhe tabelat ku janë të listuara çështjet që banorët e kësaj zone të Shqipërisë duan t’i shohin të zgjidhura.

Por çfarë kërkojnë në të vërtetë gjirokastritët nga kryeministri dhe pushteti vendor, po ashtu i socialistëve.

Kërkesa parësore e qarkut Gjirokastër është uji i pijshëm, një “luks” që renditet përherë i pari në listat e ankesave që publikon kryeministri. Por përveç kësaj, gjirokastritët kanë kërkuar edhe “diçka më shumë”, ngritjen e qendrave shëndetësore që punojnë 24 orë dhe shtimin e mjekëve nëpër spitale.

A është kjo të thuash që Gjirokastritët kërkojnë “SHUMË” nga Kryeministri, kur vetë Edi Rama ka premtuar shëndetësinë falas?

Më poshtë mund të shikoni se çfarë kanë kërkuar tjetër banorët e Gjirokastrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat