23 persona të mbytur në det, PD: Qeveria fle gjumë

Shqipëria

23 persona të mbytur në det, PD: Qeveria fle gjumë

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 10:35
Ilustrim

Departamenti i Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në Partinë Demokratike reagoi pas rastit të fundit të mbytjes së fëmije 10 vjeç në Vlorë.

Sipas PD-së në Shqipëri çdo ditë po mbyten njerëz, ndërsa qeveria fle.

“Vdekjet, ndotjet dhe mungese e standardeve minimale nuk do te ishin te mundura pa Edvin Ramen dhe ceten e tij”, thuhet në deklaratë.

Reagimi

U mbyt personi i 23 dje ne det dhe qeveria fle.

Perdite po mbyten njerez, perdite dalin fekalet ne det, perdite po ndoten plazhet nga nafta dhe ballasti dhe askush nuk mban pergjegjesi, askush nuk di te thote ku po fle shteti.

U emerua (pa ligj) nje Agjensi Kombetare e Bregdetit, por askush nuk di cfare ben dhe ku shkojne milionat nga taksat tona.

 Drejtori i saj merret me rrugen Egnatia ne malet e Librazhdit, ne vend te merret me bregdetin dhe sigurine ne te. Ka nje Agjensi te Zonave te Mbrojtura por a di njeri te thote ku kane vajtur thuajse 3 milione euro? Kemi inspektoriat mjedisi qe ne vend qe te parandaloje dhe ndeshkoje per fekalet ne det inspektoret e pashkolle te saj po zihen si qente per te ndare rryshfetet.

Pse paguhen dhjetera institucione dhe miliona euro kur nuk bejne asgje per te siguruar jetet e njerezve, mjedisin dhe turizmin?

Keto vdekje, ndotje dhe mungese e standarteve minimale nuk do te ishin te mundura pa Edvin Ramen dhe ceten e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat